E thotë vetë Justin, dasma po afron! (Video)

Mesa duket, dasma e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të ndodhë më shpejt se sa pritej.

Teksa ishte duke folur me paparacët, Justin u pyet se cili ishte projekti i radhes pas publikimit të këngës me DJ Khaled të quajtur “No Brainer”. Në përgjigje, Justin tha: “Çfarë është tjetër? Të martohen.”,Një prej paparacëve e pyeti me shaka se kush ishte vajza me fat dhe Bieber tregoi me gisht nga Hailey duke buzëqeshur. Oh!

Advertisement

Pra martesa e tyre mund të ndodhë nga momenti në moment, ose sa hap e mbyll sytë (bëjmë mirë t’i mbajmë hapur!)