Çifti Obama dhuron shfaqje më vete në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z me kërcimin e tyre (Video)

Pas koncertit në Paris të çiftit carter në turin e tyre “On the Run II”, në të cilin Michelle Obama kishte marrë pjesë më 14 korrik në Stade de France, ish-zonja e parë vendosi të marrë pjesë përsëri në shfaqje, këtë herë bashkë me të shoqin.

Të shtunën që kaloi Michelle dhe Barack Obama provuan edhe një herë se ata po jetojnë periudhën më të bukur tani që nuk janë më pjesë e Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement

Ashtu siç duken edhe në video, ku të dy kanë kërcyer krejt lirshëm në koncertin e mbajtur në Maryland, Washington D.C, duke bërë që një pjesë e mirë e të pranishmëve të harronin për një moment Bey dhe Jay, dhe të kthenin sytë nga “show” që ish- çifti presidencial po ofronte.

#MichelleObama and #BarackObama at #OnTheRunII in #WashingtonDC ?? #TheObamas

A post shared by BLACKWOMENAREPOPPIN.com (@blackwomenarepoppin) on