Nuk e kishim parë Paris Hilton kaq të dashuruar…

Ajo ka vetëm dy muaj e fejuar me Chris Zylka, por po feston kapitullin e ardhshëm të jetës së saj me një këngë të re dashurie të titulluar “I Need You”, klipin e së cilës e publikoi pikërisht për Shën Valentin.

Advertisement

“Ndjeva se ishte koha e duhur për ta publikuar, sepse jo vetëm që është Dita e Shën Valentinit, por sepse jam tashmë e fejuar dhe gati për t’u martuar”, është shprehur Hilton “Ndihem kaq i lumtur që kam gjetur gjysmën tjetër” ka shtuar ajo.

Vlen për t’u përmendur fakti se pikërisht burri i saj i ardhshëm, aktori Chris Zylka, është regjisori i këtij klipi: