Kanye West bëri një rikthim triumfues në Instagram ditën e djeshme për të festuar Ditën e Shën Valentinit.

Kthimi i tij filloi me një post të asaj që dukej si një kartolinë për Shën Valentin e shkruar me dorë nga vetë ai për Kim Kardashian. Deri këtu çdo gjë në rregull, derisa vendosi të mbushë faqen kryesore të ndjekësve të tij me postime të çifteve hollivudianë, të cilat nuk pushuan për nëntë orë rresht.

Advertisement

A post shared by Kanye West (@kanyewest) on

 Mes çifteve si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Britney Spears dhe Kevin Federline, Carrie dhe Mr.Big apo Biggie dhe Faith Evans, nuk mund të mungonte dhe ndonjë foto e tyre, Kimye.

Megjithatë ky lloj rikthimi nuk u prit plot duartokitje nga fansat e tij, disa prej tyre madje nuk i kursyen shakatë, duke u zotuar se do i “bllokonin” profilin duke e konsideruar si “spamming”.