Ndërsa Kim Kardashian foli publikisht për betejën e Kanye West me COVID-19 vjeshtën e kaluar, në episodin e kësaj jave të Keeping Up With the Kardashians shikuesit mësuan që Kim dhe katër fëmijët e saj e kanë kaluar infektimin me Covid. Infektimi i gjithë familjes me Covid, thotë Kardashian, erdhi pasi djali i saj Saint e mori koronavirusin në shkollë.
“False”, postoi Kardashian në Twitter, duke mohuar lajmin e BuzzFeed News, se ata u infektuar gjatë udhëtimit të festës së 40-vjetorit.
“Askush nuk u infektua gjatë udhëtimit. Saint ishte i pari që e kishte atë në familjen tonë, ku e mori atë në shkollë, nga një tjetër student që doli i pari pozitiv.”
Ajo tregonte se si po shkonin studimet në Drejtësi, ndërsa theksoi se kishte dështuar në dy provime, pasi ishin në periudhën kur ajo ishte e infektuar. Kim tregoi se e kaloi me simptomat e zakonshme, por të rënduara.
“Duhet të mësoja për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me COVID, sa që mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”, u shpreh Kim.
Kjo ka qenë dhe arsyeja pse xhirimet e Keeping Up With Kardashians u ndërprenë për dy javë.