Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj thyejnë rekordin në Instagram, kjo është fotoja e tyre që mahniti fansat

Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez janë padyshim çifti më i komentuar i momentit, pas dasmës së tyre të fshehtë. Kurioziteti për të parë se ç’ndodhi në ceremoninë e tyre privati ishte shumë i madh. Dyshja ndau fotografitë e dasmës së tyre në Instagram në fillim të javës dhe me plotë gojë mund të themi se kanë thyer një super rekord në Instagram. Njëri prej postimeve të Arianës me foto nga dasma është tashmë më i pëlqyeri në Instagram, duke numëruar 25 milionë pëlqime, duke kaluar rekordin e fotos së XXXTentacion para se të ndërronte jetë dhe atë të Billie Ellish, të muajit të kaluar.

Advertisement