Destinacioni i fundit i këngëtares shqiptare ishte Parisi.
Edhe pse kishte harruar pasaportën (gjëra që ndodhin), Dua Lipa mbërriti në qytetin e dashurisë ku ka takuar emra të mëdhenj të industrisë së modës.
Por këtë udhëtim nuk e mbylli vetëm me një performancë në një shfaqje televizive apo me fotografi nga kulla Eifel, por realizoi edhe një tatuazh të ri.
Deri tani numëron disa të tillë, por ka preferuar të shtojë edhe një trëndafil në pjesën e brendshme të parakrahut, tatuazh i cili përfundoi në orën 2 të natës…