Dukagjin Lipa: Rita Ora dhe Bebe Rexha ma refuzuan ftesën për ‘Sunny Hill’ në Prishtinë!

Edhe pak ditë kanë mbetur nga nisja e festivalit “Sunny Hill” që tashmë është kthyer traditë në Kosovë dhe që organizohet nga Dukagjin Lipa.

Sigurisht krahas Duas, pjesë e festivalit do të jenë edhe disa nga emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi apo Njomëza ndërkohë që do të ketë edhe artistët e njohur shqiptarë si Ledri Vula dhe Elvana Gjata.

Advertisement

Në një intervistë për RTV, Dukagjin Lipa është pyetur lidhur me Rita Orën dhe Bebe Rexhën duke qenë se ato nuk janë bërë pjesë e festivalit as vitin e kaluar.

Babai i Duas theksoi se ato e kanë marrë ftesën nga ai mirëpo janë përgjigjur negativisht. Ai nuk ka treguar më tepër arsye lidhur me këtë duke lënë të nënkuptohet se ndoshta ka qenë mosdëshirë ose ndoshta kanë pasur angazhime të tjera.

Gjithsesi, besojmë se vajzat mund të bëhen pjesë në edicionet e ardhshme duke qenë se Sunny Hill do të organizohet çdo vit.

/News31.al/