Dua Lipa ka qenë e pranishme në garat e Formula 1 gjatë fundjavës, por me sa duket jo çdo gjë ka shkuar mirë.

Pas postimeve të shumta direkt nga garat, Dua ka postuar një tjetër foto ku duket se është lënduar keq te kyçi i këmbës.

Advertisement

“Jaws” shkruan ajo duke iu referuar filmit thriller të Spielberg të vitit 1975.

Megjithatë, Dua ka marrë menjëherë ndihmën nga miqtë e saj, të cilët ia kuruan plagën në këmbë.

Kënga e fundit nga Dua Lipa është dueti me Calvin Harris me titull “One Kiss”, e cila në kanalin YouTube ka marrë mbi 42 milionë klikime dhe së shpejti pritet të vijë klipi muzikor.