Fansat kishin kohë që dyshonin në marrëdhënien jo të mirë mes Rita Orës dhe Dua Lipës.
Por, positmi i fotos së djeshme nga Dua, ku ironizoi veshjen e Ritës gjatë koncertit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i “vuri vulën” dyshimeve.
Megjithatë jeta profesionale e të dyjave këngëtareve nga Kosova duket se po ecën shumë mirë. Suksesi i fundit i Dua Lipës lidhet me këngën “IDGF”, e cila po ecën me të njëjtat ritme si “New Rules”.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga ka arritur shifrën prej 100 milionë klikime në kanalin YouTube.
“100 MILLION SHIKIME NË IDGAF PËR NJË MUAJ!! WOWEEEE”,- ka shkruar ajo krah fotos në Instagram.