Këngëtarja që i ka mahnitur të gjithë me zërin e veçantë dhe stilin unik, Dua Lipa po arrin suksese nga dita në ditë.
E kështu, sipas British Vogue, këngëtarja është bërë pjesë e renditjes së 25 femrave më me ndikim në botë dhe në mënyrë si ka influencuar mënyrën si ne jetojmë. 22-vjeçarja ka arritur të ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës dhe për këtë meriton të vlerësohet. Kush më mirë se revista Vogue mund të vlerësonte vajzën me origjinë shqiptare për gjithçka ka arritur në vetëm një vit.
“Në 12 muajt e kaluar 22-vjeçarja Dua Lipa ka kaluar një ndryshim i madh, nga një zë pak i njohur, ajo u shndërrua në një yll që i mbush stadiumet. Dua Lipa ishte artistja më e preferuar femër në Britani vitin e kaluar. Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë gruaja e parë që mori pesë nominime në një natë. Ajo është gjithashtu një përcaktuese e kulturës. Hiti i saj “New Rules “, himni i fuqizimit të gruas, paraqiti një plan për jetën seksuale moderne dhe deri më sot ka pasur më shumë se një miliard klikime në YouTube”, -shkruan Vogue për këngëtaren.
Atrikullin e plotë mund ta gjeni këtu.