Këngëtarja më sexy e brezit të ri, është përfolur shumë për jetën e saj sentimentale. Fillimisht thashetheme të ndryshme, më pas të shoqëruara nga disa fotografi, na bën të mendonim se partneri i saj ishte producenti dhe DJ, Martin Garrix. Asnjëherë nuk u konfirmua nga artistët dhe mbeti thjeshtë një iluzion.
Ka kaluar ndërkohë shumë kohë që nga zyrtarizimi i ndarjes së këngëtares me modelin Isaac Carew, ndaj ky lajm u prit edhe me më shumë entuziazëm nga ana e fansave të yllit me origjinë shqiptare.
Së fundmi Dua Lipa publikoi në rrjetet sociale një fotografi shumë romantike ku duken dy duar të shtrënguara me njëra-tjetrën dhe sigurisht që nuk na shpëtuan disa detaje të mashkullit misterioz. Në dorën e partnerit më të ri të këngëtares dallohet një tatuazh me inicialet “L.A” që na bën të supozojmë se bëhet fjalë për një shtetas amerikan, ose të paktën për një adhurues të “Los Angeles”. Gjithashtu vëmë re dhe shiritin në pulsin e tij me shkrimin “Artist”. Dua Lipa me sa duket vazhdon të preferojë artistët! Për detajet e reja duhet të presim ditët në vazhdim.
Ah moj Dua ç’na bëre… Le të nisin supozimet tani për identitetin e “fatlumit”!