Stresi i kthimit nga pushimet ekziston, por mund tё kontrollohet. Ja pesё kёshilla pёr tё shmangur gjendjen nё vёshtirёsi pas pushimeve.

Advertisement

 

1-Para se tё niseni ёshtё themelore tё organizoni punёn pёr javёn nё vazhdim nё bazё tё prioritetit: pёrgatisni njё check-list tё gjёrave qё do bёni kur tё ktheheni nё zyrё, duke u dhёnё pёrparёsi aktiviteteve mё urgjente, duke deleguar dhe shtyrё pёr mё vonё tё tjerat.

2-Nё qoftё se ёshtё e mundur mos e planifikoni kthimin nga pushimet tё hёnёn…nuk do bёjё gjё tjetёr vecse tё rrisё stresin! Mё mirё tё filloni nga e mёrkura e nё vazhdim, pёr njё fillim mё tё butё

3-Para se tё niseni pёr pushime verore, programoni disa ditё pushimi me njё distancё tё vogёl nga rikthimi nё zyrё pёr tё pasur njё mendim pozitiv dhe e bёn mё pak tё rёndё kthimin nё punё.

4-Kur tё hyni nё zyrё ёshtё e rёndёsishme edhe tё menaxhoni oraret, nё mёnyrё qё tё keni pak kohё tё lirё cdo ditё. Pёr shembull: ёshtё e mundur tё organizoni punёn gjatё ditёs me objektivin pёr tё dalё nё njё orar tё pёrshtatshёm pёr njё shёtitje, njё pije me miqtё ose njё ndeshje futbolli. Nё tё kundёrt mund tё merrni njё moment tё kohёs sё lirё edhe gjatё pushimit qё qoftё njё drekё nё parkun mё tё afёrt, njё moment relaksi tek estetitja ose njё kёrcim nё palestёr.

5-Menjёherё pas kthimit nga pushimet, mund tё jetё e nevojshme tё vendosni njё qё pёrgjigjet automatikisht nё email duke seleksionuar disa marrёs specifikё. Pёr shembull: nё ditёt X dhe Y gusht do tё kem qasje tё dobёt nё email. Pёr urgjencё mё kontaktoni nё celular”.

Kolegёt do ta dinё nё qoftё se je i disponueshёm, por kjo do tju ndihmojё tё frenoni numrin e kёrkesave qё vijnё ose tё paktёn do tё reduktoni pritjen e njё pёrgjigjeje tё menjёhershme. Por ёshtё e rёndёsishme t’u kushtoni vёmendje tё vecantё parametrave, nё mёnyrё tё tillё qё tё shmangni qё mesazhi mund tё arrijё nga klientёt ose furnitorёt.

“Pёr tё filluar punёn sa  mё mirё pas pushimeve verore fjalёt kyce janё: organizimi, kontrolli i ekuilibrit” – komenton Roberta Lambert, Sales Menager e Seltis, kompania e kёrkimeve dhe seleksionimeve e Openjobmetis, e para dhe e vetmja agjenci pёr punёn e listuar nё Bursёn Italiane (segmenti Star) ka hartuar – Nё fakt ёshtё thelbёsore tё gjeni bilancin e duhur mes njё menaxhimi korrekt tё kohёs dhe impenjimeve dhe njё verifikimi tё pёrpiktё tё aktiviteteve pezull dhe atyre tё programuara.

Tё japёsh maksimumin nё punё ёshtё e rёndёsishme , por duhet edhe tё pёrballosh detyrat me njё gjendje shpirtёrore tё duhur dhe tё mos sforzosh shumё ritmet kur kthehesh nga njё periudhё relaksi dhe kohe tё lirё. Gjithsecili ka nevojё pёr pak kohё pёr t’iu kthyer pёrditshmёrisё.