Dua Lipa detyron Lulzim Bashën të fshijë videon me këngën e saj. Dje siç e patë një refren i Dua Lipës u perdor nga Kreu i PD për të replikuar me Edi Ramën. Por mesa duket nuk janë menduar të drejtat e autorit, gjë që ka çuar në fshirjen nga Instagrami të videos nga ana e kreu demokrat.
Refreni ishte:
“Është fare e qartë dhe e thjeshtë
Bëmë aq sa mundëm
Ka ardhur koha të të përshëndes nga dritarja
T’i japim fund siç duhet dhe ta mbyllim mirë”.
Kënga e Dua Lipas me titull: We’re Good, i dedikohet një dashurie që ka marrë fund dhe që këngëtarja i kërkon që të ndahen siç duhet pa eksese.
Nuk e dimë se cili ka qenë reagimi, ultimatum nga menaxherët e Dua-s apo Instagrami ka vepruar, por video u zhduk nga adresa e Bashës. Pse? Sepse u vodh!