Selena Gomez, Rauw Alejandro – “Baila Conmigo”

 “Baila Conmigo” në bashkëpunim me Rauw Alejandro është kënga e dytë që Selena Gomez regjistroi për EP “Revelación”. 

“Doja diçka argëtuese me të cilën të gjithë mund të kërcenin,” shkruan Selena për videon e re. “Gjithashtu doja të punoja me artistë që i admiroja dhe që gëzojnë respektin e komunitetit Latin. Pikërisht ky është momenti kur Rauw Alejandro hyri në bashkëpunim”.

Advertisement

Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve, prodhuar nga Tainy e publikuar më 28 Janar dhe vetëm pas nje jave u rendit ne vendin e katërt të klasifikimit “Billboard Hot Latin Songs”.  “Baila Conmigo” flet për dy njerëz që lidhen nëpërmjet muzikës, ashtu sikurse duket edhe ne videon me regji të Nogari, xhiruar në Brazil Tetorin e shkuar.

Për më tepër shijojeni :).