Drake i ndërpritet fjalimi në mes teksa pranonte çmimin Grammy… (VIDEO)

Mesa duket edhe në Amerikë, mendimi i lirë po fillon të kritikohet, madje të arrijë deri aty sa të censurohet. Reperi Drake la goxha shenjë dhe shkaktoi shumë polemika me fjalimin e tij në pranimin e çmimit “Kënga Rrep më e Mirë“. Tek doli përpara publikut, tradita kërkon që fituesi të mbajë edhe një fjalim të shkurtër. Drake e përdori fjalimin për të treguar se çmimi që ai mbante në dorë ishte thjesht i pakuptimtë. “Ne luajmë në një sport që varet nga opinioni i njerëzve, jo nga fakte konkrete. Ne nuk jemi në NBA, ku ti në fund fiton trofeun sepse ke bërë vendimet e duhura apo ke marrë më shumë pikë se të tjerët. Ti tashmë ke fituar nëse ke njerëz që këndojnë këngët e tua fjalë për fjalë, ose nëse je një hero në vendlindjen tënde. Shiko nëse ka njerëz të zakonshëm që vijnë përmes shiut, dëborës dhe shpenzojnë paratë e tyre të fituara me shumë mund, për të parë një koncert tëndin, atëherë ju nuk keni nevojë për këtë çmim. Ju premtoj që ju tashmë jeni të fituar,” ka thënë ai.

Më pas kur ai ka dashur të vazhdojë reper-it i kanë ndërprerë fjalën dhe kanë futur reklama në mes, një gjest që shkaktoi shumë polemika nga audienca që po e ndiqte live. Drake ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë fakt, por fjalët e tij kanë marrë një mbështetje mjaft të madhe.

/Tring/