Bafta Film Awards 2019, ”The Favourite” rrëmben 7 çmime

“The Favourite” ka dominuar çmimet e British Academy Film Awards mbrëmjen e së dielës. Filmi ka siguruar shtatë çmime nga 12 nominime.

Olivia Colman mori çmimin ‘Aktorja më e mirë’ ndërsa Rachel Weisz çmimin ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’.

Filmi meksikan “Roma” fitoi ”Filmi më i mirë” dhe Rami Malek mori çmimin ‘Aktori më i mirë’ për rolin e Freddie Mercury në “Bohemian Rhapsody” .

Fituesit kryesorë

  • “The Favourite”: 7 çmime, nominuar në 12 kategori
  • “Roma”: 4 çmime, nominuar në 7 kategori
  • “Bohemian Rhapsody”: 2 çmime, nominuar në 7 kategori
  • “Black Panther”: 1 çmim, nominuar në 1 kategori
  • “BlacKkKlansman”: 1 çmim, nominuar në 5 kategori
  • “Green Book”: 1 çmim, nominuar në 4 kategori
  • “Vice”: 1 çmim, nominuar në 6 kategori
  • “A Star is Born”: 1 çmim, nominuar në 7 kategori