Një ditë zie është dita e sotme për blogeren Armina Mevlani.
Gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe Armina e ka treguar përmes një fotografie në ‘Instagram’.
E veshur me të zeza dhe me një fytyrë të trishtuar Armina ka shkruar: “U prehsh në paqe gjyshe! Sot një ditë e trishtë për të gjithë ne”.
Ky duhet të jetë një nga momentet më të vështira në jetën e Arminës, duke qenë se vendin e një personi kaq të rëndësishëm në jetë nuk mundet ta zëvendësoje askush.