Rita Ora rikthehet pas 6 vitesh, ja data e koncertit

Rita Ora, emri i së cilës tashmë përfaqëson një figurë me famë botërore është mjaft i dashur për shqiptarët, ndërkohë që rrënjët e saj ajo nuk i ka mohuar asnjëherë.

Hera e parë që Rita ka qenë në vendin tonë daton në vitin 2012, kur ishte e ftuar për të kënduar në 100-vjetorin e Pavarëisë.

Advertisement

“Jo vetëm modë” ka zbuluar këtë herë surprizën që ylli me origjinë shqiptare po planifikon prej pak kohësh.

Rita Ora ka pranuar të rikthehet pas 6 vitesh në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 Qershor.

Besohet se ky koncert i organizuar nga Bashkia e Tiranës, ka si qëllim festimin e 1-vjetorit të Sheshit Skënderbej.