Diss-et vazhdojnë: Drake ironizon Kanye West

Drake publikoi albumin “Certified Lover Boy” dhe fansave iu deshën pak sekonda për të kuptuar se ironizon Kanye West.Kanye publikoi adresën e shtëpisë së Drake në Toronto muajin e kaluar dhe pastaj e fshiu. Mesa duket, kjo ishte mënyra e tij për t’iu përgjigjur tekstit të Drake në “Betrayal”. “Këta budallenj me të cilët po zihem që mezi i njoh/ 45, 44 (të djegur) varja/ ju nuk ndryshoni asgjë për mua.”

Fansat tashmë janë të bindur se Drake iu përgjigj Kanye-s në këngën “7am On Bridle Path”, e cila është një referencë për një lagje në Toronto ku jetonte Drake.

Advertisement

“E dini që niveli i katërt i xhelozisë quhet media / A nuk është një zbulim ironik? / Jepja adresën shoferit, bëje destinacionin tënd,” thotë ai.

Përpos kësaj, tha edhe:

“Jam duke arritur gjendjen më të thellë të meditimit tim / Pse po përpiqesh t’i bësh përshtypje kombit?”

Kanye nuk i është përgjigjur Drake, por kujtojmë postimin e vitit 2018, të cilin nuk e fshiu kurrë. Sipas tij, “s’do të kishte Drake pa Kanye-n.”