DiCaprio shpenzon 1 milionë dollarë për të mbrojtur këtë copëz mrekullie në Afrikë

Aktori i njohur ka financuar një marrëveshje, e cila mbron bukuritë natyre të Seychelles.

Në këtë zonë do të ndalohen të gjitha përdormiet nxjerrëse prej tij, si peshkimi apo eksplorimi i naftës. Marrëveshja me kreditorët e vendit u ndërmjetësua nga The Nature Conservancy dhe përfshinte një grant prej 1 milionë dollarësh nga Fondacioni Leonardo DiCaprio.

Advertisement

Seychelles ka njoftuar planin pionier për ruajtjen detare të mbështetur nga Leonardo DiCaprio, duke synuar sigurimin e jetëgjatësisë së biodiversitetit të saj. 115 ishujt e arqipelagut janë izoluar nga masat tokësore kontinentale për miliona vjet.

Atoll Aldabra, një vend i trashëgimisë Botërore nga UNESCO, është shtëpia e popullatës më të madhe botërore të breshkave gjigante, lopëve të detit në rrezik kritik zhdukjeje dhe bazave të vezëve për një numër speciesh të rralla.

Sipas saj, 21 milionë dollarë (17 milionë euro) të borxhit të qeverisë u shkëmbyen për financimin e ruajtjes për të mbrojtur kombin e varfër që varet nga oqeani, kundrejt efekteve të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ngrohjen, ngritjen dhe acidifikimin e detrave.

“Kjo përpjekje do të ndihmojë njerëzit e Seychelles të mbrojnë oqeanin e tyre për brezat e ardhshëm dhe do të shërbejë si një model për projektet e ardhshme të ruajtjes detare në të gjithë botën”,- tha DiCaprio, i cili dha garantin prej 1 milionë dollarësh.

Plani i mbrojtjes do të përfundojë deri në vitin 2021, ndërsa kjo lloj marrëveshjeje është e para e këtij lloji.