Home Celeb Deputetja e PD-së, në formë edhe pas lindjes

Deputetja e PD-së, në formë edhe pas lindjes

0
Deputetja e PD-së, në formë edhe pas lindjes

Nëse s’do ta dinim se ajo ka sjellë në jetë dy vajza në qershor të këtij viti, me siguri nuk do ta besonim po të shihnim fotot e saj të fundit.

Deputetja e Partisë Demokratike i është rikthyer punës dhe është fotografuar për herë të parë pas lindjes në një takim me përfaqësues të ambasadës amerikane. E veshur me një fustan me vija pa mëngë, të gjatë deri nën gjunjë, me një palë të mbivendosur në pjesën e barkut, Tabaku është siguruar të fshehë edhe ato pak defekte që në syrin tonë janë thuajse të padukshme.

Jorida Tabaku është martuar me profesorin e deparatamentit të financës në Fakultetin e Ekonomisë, Saimir Sallaku dhe janë bërë prindër të dy vajzave binjake, Arba dhe Iris, në qershor.