Dy ditë më parë në drejtim të ish-kryeprokurorit dhe familjes së tij Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndërmarrë sanksionin më të rëndë të vendosur ndonjëherë për ndonjë ish-zyrtar të lartë të shtetit, siç është ish-kryeprokurori Llalla.

Atij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, masë e cila është miratuar nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i cili thotë se Llalla akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.

Advertisement

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç Adriatik Llallës, i ndalohet hyrja në SHBA edhe bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla, vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

“Secretary of State Rex Tillerson is publicly designating former Albanian Prosecutor General (Mr.) Adriatik Llalla under Section 7031(c) of the FY 2017 Consolidated Appropriations Act due to his involvement in significant corruption. Section 7031(c) provides that, in cases where the Secretary of State has credible information that foreign officials have been involved in significant corruption or gross violations of human rights, those individuals and their immediate family members are ineligible for entry into the United States. The law also requires the Secretary of State to publicly or privately designate such officials and their family members. In addition to the designation of Mr. Llalla, the Secretary is also publicly designating Mr. Llalla’s spouse, Ardjana Llalla, his daughter, Eni Llalla, and his other, non-U.S. citizen child.”

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë sot procesin e vlerësimit të pasurisë së Adriatik Llallës sipas njoftimit të mëposhtëm:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  njofton se trupi gjykues, i përbërë nga:

Roland Ilia                          Kryesues,

Pamela Qirko                    Anëtare,

Olsi Komici                         Relator,

Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Gjithsesi kjo nuk ndalon mundësinë e hetimit të ish-prokurorit Llalla nga prokuroria, e cila ka të  drejtën të kërkojë informacione shtesë tek KKP, dhe nëse zbulohen shkelje të rënda, apo raste kur ish-kryeprokurori ka përfituar në mënyrë të paligjshme duke shpërdoruar detyrën, mund të nisë një hetim për të.