Ditën e sotme lajmi i ndarjes së aktores Jennifer Aniston nga partneri i saj Justin Theroux, u kthye në kryefjalën e mediave në të gjithë botën.

Çifti u ndanë pas 2 vjetësh martesë dhe me siguri arsyeja e ndarjes duhet të ketë qenë shumë e fortë.. Vetëm pak orë pas lajmit të ndarjes mediat e huaja kanë filluar të raportojnë edhe arsyen e ndarjes së tyre. Sipas ‘ET’ vendi ku do të jetonin është bërë shkak i ndarjes. Momentalisht ata ishin duke jetuar në Los Angelos dhe duket se Justin është lodhur nga jetesa në Hollywood duke kërkuar që ata të shpërnguleshin në New York, pasi gjithmonë ka qënë i lidhur me atë qytet. Nga ana tjetër Jennifer dëshironte të qëndronte në Los Angelos sepse aty ndihej si në shtëpinë e saj.

Advertisement

Aniston, 49 vjeç, dhe Theroux, 46 vjeç, lidhën kurorë në një ceremoni të fshehtë në Los Angeles gushtin e vitit 2015, e përpara kësaj kishin qenë 4 vite bashkë.

Kjo ishte martesa e dytë për aktoren aq të dashur të serialit “Friends”. Jennifer ka qenë për 5 vite bashkëshortja e të famshmit Brad Pitt, me të cilin u nda në vitin 2005 për shkak të lidhjes së tij me Angelina Jolie.

Megjithatë tani që si Pitt edhe Aniston janë të ndarë, të gjithë janë në një mendim se ata duhet të ribashkohen sërish.