Demi Lovato ‘i nxjerr flamurin e bardhë’ Taylor Swift

Pak kohë më parë qarkulloi në mediat e huaja lajmi se mes këngëtareve Demi Lovato dhe Taylor Swift ka debate dhe keqkuptime çka irritoi mjaft fansat e dy këngëtarëve.

Por gjesti i fundit i këngëtares Lovato, ka sheshuar njëherë e mirë spekulimet dhe ndoshta edhe problemet mes tyre.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram këngën më të fundit nga Taylor: “Cruel Summer” dhe krahas saj ka shkruar:

“Jeta është shumë e shkurtër për gratë që të mos mbështesin gratë e tjera…veçanërisht kur ato bëjnë muzikë të mirë. Punë e shkëlqyer Taylor Swift,”-ka përfundon Lovato.

Më pas Swift e ka rihedhur në profilin e saj këtë postim të Lovatos duke e falenderuar.

/Opinion.al/