Teksa Loredana festonte datëlindjen, Mozzik braktis Zvicrën duke u kthyer në Kosovë!

Prej disa ditësh, çdo veprim i Loredanës dhe Mozzik, shton akoma më tepër dyshimet se çifti po përjetojnë një krizë në mardhënien e tyre.

Ditën e djeshme Loredana festoi datëlindjen e saj e rrethuar nga miqtë e ngushtë, familjarët  dhe vajza e saj Hana. Mirëpo në sy ra mungesa e bashkëshortit të saj Mozzik, dhe kunatit Getinjo. Reperët jo vetëm që nuk ishin pranë Loredanës në atë ditë të veçantë, por as nuk e uruan. (të paktën publikisht)

Po ku ndodhej Mozzik teksa Lori festonte?

Nëpërmjet postimeve në Instagram, reperi ka treguar që ka braktisur Zvicrën duke udhëtuar me miqtë e tij drej Kosovës. Mëngjesin e sotëm ai  ka vizituar malet e Sharrit, në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë, pak para lindjes së diellit.

/News31.al/