Demi Lovato aktualisht është duke zhvilluar turneun “Tell me you love me”.

Ajo ka qenë duke performuar në Prudential Center në New Jersey, kur mikja e saj Kehlani e surprizoi duke u ngjitur në skenë. Demi ishte duke kënduar hitin e vitit 2017, “Lonely”, ndërkohë që ishte ulur në krevatin që ishte vendosur në qendër të skenës, e veshur me të bardha dhe e rrethuar nga balerinë.

Advertisement

 Kehlani u afrua pas Demit dhe i vodhi një puthje, ndërsa ajo vazhdoi të këndonte duke e shtrirë Kehlani-n dhe duke vazhduar performancën e saj, ndërkohë që publiku bërtiste i entuziazmuar. Fansat nuk kanë vonuar të postojnë video të performancës, ndërkohë që edhe këngëtaret kanë postuar pjesë nga koncerti duke falenderuar njëra-tjetrën.