Në Festivalin e Kanës Irina Shayk u paraqit me një fustan të kuq të kapur me zinxhirë.
Ky fustan tregonte qartë se modelja ruse nuk kishte veshur të brendshme në premierën e filmit “Sorry Angel”, të regjisorit francez Christophe Honoré. Por, edhe pse shumë i “rrezikshëm”, 32-vjeçarja arriti që të mos ketë asnjë incident me fustanin gjatë pozimeve për fotografët.
Irina Shayk ka një vajzë të vogël me partnerin e saj, aktorin e famshëm Bradley Cooper.