Ditën e djeshme reprei Stresi përfundoi sërish në polici, pasi u kap gjatë një kontrolli që u bë në një nga clubet e kryeqytetit bashkë me disa miq të tij.
Raportohet se ai po konsumonte drogë të llojit kokainë dhe prej orësh gjendet në ambientet e policisë, ndërsa tani është zbardhur edhe deklarata e tij.
“Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej”. Kështu deklaroi reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi. Ky i fundit u arrestua gjatë mbrëmë, pasi në lokalin ku ishte me miqtë e tij u gjet edhe një sasi kokaine. Stresi pohoi se ishte përdorues droge. “Jam perdorues droge por nuk merrem me shitjen e saj. Kokainën nuk e kam blere, une e gjeta ne lokal ku e kishin sjelle disa djem per ta pire. Me miq konsumoj droge kur gjej. Dua te me lironi se nuk kam bere asnje shkelje”, tha Stresi.