Gjatë emisionit “360 Gradë” në Ora News, avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Ngjela u shpreh se: “Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!”
Kaq mjaftoi dhe braka nisi të kundërshtojë: “O Zheji…”
Më pas ndërhyn Ngjela: “Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.”
Në këtë moment studiuesi ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë fyerje të kësaj natyre do të largohet nga studioja. Ekzaktësisht shprehet:
“Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…”
Në debat e sipër, Barka ka deklaruar se pas disa studimeve ka zbuluar që edhe fisi i Ngjelës është me origjinë greke. Kaq ka majftuar dhe avokati i është kundërvënë me etiketime si “budalla”. “injorant”, etj.
Kështu Panajot Barka ngrihet dhe largohet nga studioja.