Futbollisti më i pëlqyer i momentit, Cristiano Ronaldo, ka vendosur të largohet nga skuadra.
“Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja”. Kështu është hapur faqja e parë e gazetës sportive portugeze “A Bola”.
Sipas kësaj gazete, Ronaldo i ka komunikuar këtë vendim Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Vendimi i Ronaldos për t’u larguar nga “galaktikët” vjen dy ditë pasi Prokuroria spanjolle nisi një hetim ndaj tij për evazion fiskal, duke e akuzuar se ka shmangur 14 milionë Euro taksa.
Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo mori disa oferta stratosferike nga klube që kërkojnë shërbimet e tij. Manchester United dhe PSG kanë ofruar 180 milionë Euro për portugezin.