Mbrëmjen e së dielës u mbajt në Londër ceremonia e 71 e çmimeve BAFTA ( British Academy of Film and Television Arts Awards).
Yjet më të mëdhenj të industrisë së filmit, por edhe pjesëtarë të familjes mbretërore ishin të pranishëm në eventin e drejtuar nga Joanna Lumley.
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri ishte filmi që triumfoi me plot 5 çmime, duke përfshirë çmimin “Filmi më i mirë”, “Aktori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”. Sam Rockwell dhe Allison Janney ishin fitues të çmimit të aktorit dhe aktores më të mirë në rol dytësor.
Ja lista e plotë e fituesve në BAFTA-s, që mbahet zakonisht rreth 2 javë para ndarjes së çmimeve Oscar dhe paralajmërojnë pretendentët kryesorë:
Filmi më i mirë: “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Regjia më e mirë: Guillermo del Toro – “The Shape Of Water”
Aktorja protagoniste: Frances McDormand – “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Aktori protagonist: Gary Oldman – “Darkest Hour”
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Allison Janney – “I, Tonya”
Aktori më i mirë në rol dytësor: Sam Rockwell – “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Skenari i përshtatur: James Ivory – “Call Me By Your Name”
Skenari origjinal: Martin McDonagh – “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Kontributi i jashtëzakonshëm: Rungano Nyoni (shkrimtare/regjisore), Emily Morgan (producente) – “I Am Not A Witch”
Dokumetari më i mirë: “I Am Not Your Negro”
Muzika origjinale: “Three Billboards”, Alexandre Desplat