Mbrëmjen e djeshme një çift mjaft simpatik të moshuarish kurorëzoi lidhjen në martesë në emisionin “Top Show Magazine” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Megjithatë, askush s’do e mendonte që vëmendjen e kësaj martese, do e merrte këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

Advertisement

Gjatë hedhjes së buqetës nga nusja, ishte këngëtarja ajo që e priti dhe siç thotë legjenda, kush arrin të kapë buqetën e luleve, do jetë nusja e ardhshme.

Ndonëse kanë tentuar ta mbajnë larg vëmendjes së mediave lidhjen e tyre, çifti Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha gjithësesi janë një ndër çiftet më të përfolur.

Qëkurse lidhja e tyre u mësua nga publiku, të gjithë janë në pritje të hapit të madh dhe shenjat për këtë nuk kanë munguar edhe nga mbrëmjen e djeshme.

Mbase së shpejti do e shikojmë Çilin të veshur me të bardha?