Ajo e ka treguar se është një nënë e përkushtuar dhe ka thënë vazhdimisht që Fernando është bekimi më i madh që i ka dhënë Zoti, ndaj edhe raporti me të është shumë i ngushtë.
Sot, e ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, në “E diela shqiptare”, së bashku me gazetarin sportiv Alban Xhihani dhe aktorin Gent Hazizaj, Çili foli edhe për Fernandon.
E pyetur nga dietologia Blerina Bombaj, nëse do t’i bëjë një motër apo një vëlla Fernandos, këngëtarja tha se ajo e sheh veten si nënë çunash, jo vajzash: “Unë e shoh veten si nënë çunash, jo si nënë gocash….” – tha me të qeshur dhe më pas, e argumentoi këtë me faktin që dëshiron që në familje të jetë vetëm ajo e përkëdhelura: “E di pse nuk dua gocë unë? Se kam qejf që të më përkëdhelë burri gjithë jetën mua, do ma marrë dashurinë goca pastaj. Kush do më përkëdhelë mua, çunat?”, – tha Çiljeta me humor, por në fund shtoi se ishte duke bërë shaka.
Mos po na tregon kështu se është ndopak xheloze?
Burimi: Revista Class