Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa do të bëhen prindër, por kryebashkiaku ka një merak

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa bënë të ditur më 1 Qershor se presin të bëhen prindër për herë të parë.

Në nisjen e përvitshme në garave “Rally” në sheshin “Nënë Tereza” fjalën e ka mbajtur Veliaj.

Advertisement

Ndër të tjera Erioni u shpreh edhe për vogëlushin, i cili pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (Drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (Presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”, tha Veliaj.