The Weeknd kalon fundjavën me Bellën dhe nënën e saj, pra gjërat po bëhen serioze? (Foto)

Modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd janë bashkë dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi dhe këtë herë gjerat po bëhen serioze.

Ata kaluan pak kohë së bashku në Tokio, javën e kaluar, ndërsa fundjavën që shkoi ishin sërish bashkë.

Advertisement

Yolanda Hadid publikoi në Instagram Story disa foto se si po e kalonte të dielën, ku shfaqen Bella, 21 vjeç dhe The Weeknd, 28, në shtëpinë e saj në Pensilvani.

S’ka më dyshime, edhe Yolanda e miraton këtë rilidhje.