Lajmi se një ndër çiftet më të dashur dhe më jetëgjatë të showbiz-it janë në krizë ka qarkulluar kudo nëpër media këto kohë.
Për herë të parë ish-Spice Girl është shprehur për këtë çështje në një intervistë për “Forbes”, ku ka folur për jetën dhe familjen e saj.
44- vjeçarja është shprehur se ajo dhe i shoqi ndihen njësoj të dashuruar si ditën e parë megjithëse kanë plot 19 vite të martuar.
“Unë kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne vërtetë jemi të barabartë në çdo gjë që bëjmë. Kur unë jam larg është David ai që merret me shkollën e fëmijëve dhe gatimin.” -tha Victoria duke shtuar se njerëz shpirtligë kanë përhapur fjalë të pavërteta për ta.
Pra, rrini të qetë, nuk ka ndarje!