Blue Ivy nuk di nga t’ia mbajë pasi shikon fotot intime të Beyoncé dhe Jay-Z (Video)

Duket se të gjithë turpërohemi ndonjëherë nga prindërit  – edhe nëse ata janë Beyoncé dhe Jay-Z.

Çifti i famshëm filloi këtë muaj turneun On The Run II, dhe përveç performancave epike live, dyshja gjithashtu zbuloi një sërë fotosh intime përmes një videoje të projektuar në skenë.

Advertisement

E ndërkohë që gjithë njerëzit anembanë botës qenë kaq të entuziasmuar nga këto foto/video, dikush bëri një përjashtim, pikërisht Blue Ivy.

Videoja e 6-vjeçares teksa mbulon fytyrën me duar dhe fshihet menjëherë është bërë virale së fundmi. Nuk dihet me saktësi se cilën pjesë po shihte, por fansat u shprehën se ai moment i referohet pjesës kur The Carters u shfaqën lakuriq në shtrat gjatë filmimit.