Çifti më i ri po i bën të gjithë të flasin, këngëtari në lidhje me aktoren e famshme

Prej disa kohësh është përfolur se mes tyre ekziston diçka më e madhe se shoqëri, por ata nuk pranuan asgjë derisa  e zbuluam vetë.

Këngëtari i njohur Nick Jonas është në një lidhje me aktoren e famshme indiane Priyanka Chopra.

Advertisement

Vetëm para disa ditësh u përfol se Nick po flirtonte me Jenna Dewan, menjëherë pasi kjo e fundit ishte ndarë nga bashkëshorti, Channing Tatum, por me sa duket nuk ka qenë aspak ashtu.

Dalja e tyre e parë së bashku ka qenë në MET Gala 2017 aty ku u shfaqën e dhe shkëndijat e para të dashurisë. Sipas prestigjozes “Us Weekly” aktorja 35-vjeçare dhe këngëtari 25-vjeçar po kalojnë pushimet në shoqërinë e njeri-tjetrit dhe janë më të lumtur se kurrë më parë.