Modelja dhe moderatorja e famshme, Chrissy Teigen ka shprehur shpesh dhe hapur antipatinë që ka ndaj Presidentit Trump.

Ky i fundit i ka bërë “block” asaj nga profili i tij në Twitter pasi vitin e kaluar Teigen bëri një postim për presidentin duke i thënë se askush nuk e pëlqen atë, as populli amerikan, as kolegët madje as disa nga familjarët e tij. Por këtë herë tallja e saj ka kaluar në një tjetër nivel.

Advertisement

Ditë më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkruar një satus ironik në Twitter ku ka thënë se këtë vit do të organizojë një ceremoni të ndarjes së çmimeve për një pjesë të mirë të medias amerikane që transmeton lajme të rremë. Ai madje ka publikuar edhe fituesit e “Fake News Awards”.

Ndërkohë që bashkëshortja e John Legend ka qënë në prova në “Dolby Theatre” ajo ka skenuar sesi do të jetë “Fake News Awards” nëse do të ishte prezantuar nga ajo.
Chrissy ka vizatuar në letër të ftuarit dhe i ka ngjitur në vende të ndryshme të sallës ku më vonë ka zënë edhe vendin e saj duke u shtirur se po argëtohej në këtë ceremoni imagjinare. Ajo ka postuar disa foto dhe video në Snapchat duke vënë në lojë Donald Trump.

Çfarë ka për të thënë presidenti rreth kësaj?