Me siguri të gjithë e mbani mend fituesin e parë të “Masterchef Albania”, Alfio Rrotani.

Sot ai jep mësime kuzhine në një shkollë private dhe drejton një emision kushtuar gatimit së bashku me kolegun e tij Indrit Çela. Në këtë mënyrë Alfio po na tregon se nëse e do vërtetë diçka, mjafton të kesh dëshirë dhe pasion dhe gjithmonë do ta arrish.

Advertisement

Por, sa nga ju e dinin se Alfio ka një motër artiste?

Po, po, e lexuat shumë mirë! Ester Rrotani është motra e Alfios dhe është një piktore mjaft e talentuar. Në profilin e saj në Instagram mund të shihni disa prej punimeve të saj, të cilat përgjithësishtë janë portrete, por nuk mungojnë as peizazhet mjaft të realizuara.

E kujt ja merrte mendja që nga një familje do të dilte një masterchef dhe një piktore?!
Tani jemi bërë kurioz të njohim prindërit e tyre, në mënyrë që të kuptojmë se nga kush e kanë marrë talentin Alfio dhe Ester…