Modelja e njohur dhe bashkëshortja e këngëtarit John Legend, ka sjellë në jetë pak javë më parë fëmijën e saj të dytë.
Së fundmi modelja 32-vjeçare ka zbuluar në një intervistë se ka ngrënë plancentën e saj pas lindjes së vogëlushit Miles. Madje ajo beson se kjo është arsyeja pse ajo është ndjerë e lumtur pas lindjes dhe gjithë këto kohë ka luftuar depresionin postnatal.
Kur gazeterja u shpreh me skepticizëm për metodën e placentës, modelja ju përgjigj duke qeshur: “Seriozisht e ke? Kjo nuk është gjë normale? Unë jetoj në Los Angeles, është shumë normale. Madje ata e pjekin në skarë. Mund të provosh pak nga e imja më vonë”.
Gjithashtu ajo ka thënë se tashmë nuk i kushton aspak rëndësi linjave trupore, sepse për të është e rëndësishme të ndihet e lumtur dhe të konsumojë të gjithë ushqimet që pëlqen.
Periudha pas lindjes është plot me tronditje, si fizike ashtu edhe psikologjike. Për mungesë informacioni, por edhe për shkaqe hormonale, këto ndryshime intensive shpesh shkaktojnë ankth të fortë. Të mos ndihesh e lumtur në atë që duhet të jetë “një nga momentet më të bukura të jetës” është e frikshme, të bën të ndihesh në faj. Këto çrregullime janë shumë të përhapura dhe quhen baby blues!
Baby blues nuk është një sëmundje: bëhet fjalë për një shqetësim që pas lindjeve është i shpeshtë, por që duhet marrë seriozisht. Ky moment verifikohet zakonisht mes ditës së tretë dhe të pestë pasi lind.
Papritur sheh gjithçka zi, nuk ndihesh në lartësinë e duhur dhe ke frikë se mos nuk kujdesesh për fëmijën. Mendon se je ti e vetmja që ke këto ndjenja negative, në një nga momentet për të bukura në jetën e një gruaje…ndihesh sikur nuk të kupton njeri dhe fajtore që nuk je e lumtur! Me pak fjalë gjithçka shkon mbrapsht!
Nënat e reja që vuajnë nga baby blues qajnë për gjërat më normale dhe ndihen të lodhura dhe të sfilitura përballë foshnjave të tyre.