Pak ditë më parë çifti i famshëm u bënë prindër për herë të dytë.

Tashmë modelja Chrissy Teigen na shuan kuriozitetin me postimin e saj të fundit duke na prezantuar të gjithëve me vogëlushin e tyre.

Advertisement

“Përshëndetje botë! Ky është Miles Theodore Stephens… Shtëpia është e mbushur plot me dashuri. Ju falenderojmë për urimet.”

Kështu ka shkruar modelja 32-vjeçare, duke zbuluar emrin e vogëlushit të saplindur.

 Chrissy dhe John  janë prindër të dy fëmijëve, një vajze 2-vjeçare të quajtur Luna dhe djalit që sapo ka ardhur në jetë, Miles. Sa familje e bukur!