Chaud Patate/ Zbulohen të ftuarit e kësaj jave në “Dua të të bëj të lumtur”

Sot, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio ishte gazetari, Eraldo Rexho.

Ai foli për punën si bashkëautor me Arbana Osmanin në “Dua të të bëj të lumtur”, emisionin e tij “Lart e Poshtë” në TVSH dhe për projektet e tjera që po përgatit.

Advertisement

Ndër të tjera Eraldo zbuloi dy personazhe të famshëm që do të vijnë të bëjnë të lumtur fansat e tyre. Bëhet fjalë për këngëtarët Sinan Hoxha dhe Butrit Ymeri, kurioziteti për të cilët do të jetë shumë i madh duke marrë parasysh numrin e madh të fansave që kanë. Për Butrintin, bashkëautori i “Dua të të bëj të lutmur” tha se i kanë përgatitur një surprizë shumë të veçantë dhe spektakolare, ku do ti sjellin disa nga fanset e tij.

Eraldo zbuloi gjithashtu se këtë javë do të transmetohet një nga historitë më të trishta që kanë pasur ndonjëherë, ku bëhet fjalë për një familje që jetojnë me të ardhura shumë të ulta dhe në mjerim.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim të shtunën dhe të ndjekim historitë rrënqethëse të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. /radionrg.al/

Intervistën e plotë të Eraldos në “Chaud Patate” mund ta ndiqni më poshtë: