I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në radion ENERGY, ishte komediani dhe moderatori i “Stop” Gent Zenelaj, i cili mund të themi se na ka kënaqur jashtë mase me intervistën e tij…
Nga batutat dhe humori, një moment biseda u bë pak më serioze. Pasi e pyetën nëse do donte që dhe djali i tij, Daniel, të ishte pjesë e teatrit, Zenelaj u përgjigj pavarësisht dëshirës së madhe të së birit, do preferonte mos përfshihej në atë fushë pasi nuk ka një të ardhme. Më konkretisht kjo vjen sipas tij për vetë arsyen se i ka humbur shpresat tek qeverisja në Shqipëri.
“Une i kam humbur shpresat që në shqipëri do të zgjohet një politikan që ta dojë teatrin, e di ku e kuptoj, nuk vijnë për të parë shfaqje teatri ata. Te gjithëve u shkojnë ftesat në zyre. Pra ne kujdesemi që të gjithë këta të vijnë, të shohin teater, të shohin në çfarë gjendje është muri i teatrit, në çfarë gjendje janë banjot e teatrit, në çfare gjendje është ngrohja e teatrit, në çfare gjendje është aspirimi i teatrit dhe rrobat në teater. Asnjeri nga këta nuk vjen, edhe pse e kanë ftesën, pra e kanë pa para. Kjo do të thotë që ata as nuk e çojnë ndërmend teatrin, ndërkohë kemi Maqedoninë, e cila shpenzoi 60 milionë euro për të bërë një teatër të jashtëzakonshëm. Shqiperia do teatër të vërtetë.”, është shprehur i revoltuar aktori.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë./www.radionrg.al/