Pas suksesit në MTV EMA 2017, menduam se Rita Ora do të binte pak në qetësi, por e paskemi menduar shumë gabim.

Këngëtarja nga Kosova di shumë mirë sesi të shkëlqejë në çdo vend që shkel. Këtë herë ajo ka qenë në Kinë për të mbajtur koncertin e saj të radhës në qytetin e Hong Kongut.

Advertisement
Në Istangram Rita ka postuar momente nga interpretimi i saj, në të cilat është shfaqur me një kostum të shkurtër të bardhë dhe çizme të gjata të bardha me flokët e mbledhura bisht.

Krahas fotove, Rita ka shkruar se është nderuar me një çmim nga shteti kinez: Sapo mora çmimin si “Artistja më e mirë Ndërkombëtare” të Bilboardradiochina.