Modelja Oriola Marashi dhe reperi Noizy janë komentuar pafund kohët e fundit…

Bukuroshja shqiptare është bërë pjesë e OTR dhe njëkohësisht ka shtuar rritmin e postimeve në rrjetet sociale. Dhe postimet e saj nuk janë të zakonshme, por cilësohen si ndjellëse të debateve të forta për shkak të sensualitetit që reflektojnë.

Advertisement

Edhe këtë herë, teksa modelja 22-vjeçare ka postuar një foto ku është kuruar deri në detaje, ka ekspozuar këmbët e gjata dhe takat e larta, modelja ka shkruar: “Fakt: Të gjitha vajzat e brezit tim, kur të shkojnë 40 vjeç do të vuajnë nga hernia diskale” – duke aluduar kështu se takat e larta do të kenë pasojat e tyre, përfshirë këtu edhe veten.

Menjëherë vjen komenti i Noizy-it,  i cili i shkruan: “Vdeksh!” (dhe një fytyrë për të qeshur bashkangjitur). Sigurisht që e gjithë kjo është një situatë komike dhe asgjë për t’u marrë me seriozitet.