Çfarë po përgatisin Bebe Rexha dhe Mc Kresha?

Një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë, Bebe Rexha do të sjellë një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Mc Kresha.

Burime për “Prive.al”, bëjnë me dije se kënga është regjistruar rreth 1 muaj e gjysmë më herët dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Advertisement

“Kënga pritet të jetë një hit i padiskutueshëm, duke marrë parasysh faktin edhe të dy emrave me bagazh të gjatë në muzikë dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë”, shkruan media kosovare.

Kënga e fundit e Mc Kreshës ka qenë bashkëpunimi me Art Abazin me titull “Enigmë”, ndërkohë Bebe Rexha ka qenë e angazhuar me koncerte teksa kënga e saj e fundit “Not 20 Anymore” ka korrur sukses të jashtëzakonshëm.

/Opinion.al/