Ja kur do të rikthehet në ekran seriali i njohur “Gossip Girl”

“Gossip Girl” ka qenë një prej serialeve më të pëlqyer për të rinj i transmetuar rreth 8 vite më parë. Por një lajm i mirë duket po qarkullon prej disa kohësh për fansat e këtij seriali pasi ai do të rikthehet në ekran.

Ndonëse kasti ende nuk është zbuluar, mendohet se do të ketë edhe aktorë nga seritë e 8 viteve më parë.

Advertisement

Të pyetur më herët nëse do të ishin sërish në një rikthim të “Gossip Girl” emra si Leighton Meester, Ed Westeick dhe Blake Lively kanë pohuar se do të ishin të lumtur për një rikthim.

Seritë e reja të “Gossip Girl” mendohet se do të transmetohen në pranverën e vitit 2020 dhe lajmi i ka entuziazmuar fansat.

/Opinion.al