Pas çështjes së ngrirjes së vezëve që bëri namin në mediat shqiptare, duket se Bleona ka ndërmend ta mbyllë vitin me një tjetër debat publik.

Mesnatën e sotme, ajo ka postuar një sërë fotosh e videosh në Instagram ku ka piketuar aktorin, Gent Hazizi, i cili aktualisht është pjesë e “Shiko kush luan”. Nuk jemi të sigurt çfarë e ka nevrikosur Bleonën kaq shumë, por bazuar në postimet e këngëtares, ndonjë batututë e përdorur nga aktori duhet të jetë arsyeja.

Advertisement

“Kush është ky mjekër cjapi se nuk e njeh njeri?” , – shkruan Bleona në një video. Nga ana tjetër ajo ka publikuar bisedat me një gazetar/e, e cila gjatë përgjigjes shkruan: “Idiot aman! Ka shumë p*rdhë. Të gjithë këta që janë në Top [Channel] kështu bëjnë, sikur kanë çliruar Shqipërinë!”.

Nga ana tjetër, Bleona ka postuar edhe një përgjigje të gjatë për Gentin, dhe një video në Facebook ku ka mbledhur disa nga komentet e fansave dhe miqve të saj për aktorin në fjalë.